19 Tetor, 2022 - 10:35 am
Hamburger Bahnhof, një galeri kombëtare e artit bashkëkohor, në Berlin njoftoi sot se do të fikte dritat neoni të përdorura për instalimin “Untitled” nga Dan Flavin, i cili ka zbukuruar fasadën e ndërtesës që kur u hap në 1996.
Tubat e neonit blu në shtylla dhe harqet e gjelbërta të ndriçuara të fasadës neoklasike janë tipare dalluese të muzeut dhe e bëjnë ndërtesën të dukshme nga larg.
“Është e rëndësishme që ne, si një muze i njohur ndërkombëtarisht, të japim një shembull në situatën aktuale dhe të japim kontributin tonë në kursimin e energjisë”, tha bashkëdrejtori i Hamburger Bahnhof, Till Fellrath.
Sipas muzeut, instalimi i Flavin nuk është fikur që nga themelimi i muzeut.
Ndërprerja e energjisë në veprën artistike pritet të zgjasë deri në fund të marsit.
Ndërprerja e furnizimeve me gaz rus për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë e ka detyruar Gjermaninë të ristrukturojë me shpejtësi variantet e saj të energjisë./ KultPlus.com