23 Nëntor, 2022 - 4:30 pm
Një shfaqje kërcimi mes pikturave në Francë. Koreografja belge Anne Teresa de Keersmaeker dhe frnacezi Némo Flouret pushtuan Muzeun e Luvrit me një performancë kërcimi përpara veprave të artit. Muzeu ofron shfaqje nga dhjetëra artistë, lëvizjet e të cilëve hyjnë në dialog me kryeveprat e David dhe Leonardo Da Vincit. Kjo lejon që forma të ndryshme të artit të kryqëzohen më njëra-tjetrën.
Duke udhëtuar nëpër historinë e artit, Anne Teresa De Keersmaeker trajton nocionin e kohëzgjatjes duke u fokusuar në ecjen si forma më themelore e kërcimit – në të vërtetë, emëruesi themelor i përbashkët i njerëzimit në lëvizje.
“Mendoj se këtu sfida e madhe që i kemi vënë vetes nuk është të kemi një eksperiencë në muze, por të qëndrojmë në atë që është thelbi i një muzeu, që ka vepra arti që ekspozohen… ka aq shumë aktivitet, sa nuk i shikojmë më pikturat,” tha koreografja Anne Teresa De Keersmaeker.
Ndërsa koreografi francez, Némo Flouret, tha se po eksplorojnë dimensione të ndryshme të artit.
“Ne punojmë në formate që janë të sheshta, që janë 2D, të palëvizshme, të heshtura dhe kjo na shtyn, të kuptojmë pak se si ky kërcim mund të bëhet një zgjatim i këtyre formateve, duke e projektuar veten në hapësirë tredimensionale. Edhe nëse jemi disa dhjetëra centimetra nga pikturat, përpiqemi të krijojmë zgjatime duke kërcyer,” tha ai.
Në një rrugë paralele me pesë mijë vjet histori arti të përqendruar në një hapësirë të madhe, koreografët vijnë me një ftesë për të ngadalësuar shikimin, duke krijuar një dialog midis gjesteve dhe pikturave./ KultPlus.com