Muzeu Arkeologjik i Korçës, me vlera të veçanta arkitektonike tradicionale

10 Dhjetor, 2022 - 11:04 am

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga projekti i restaurimit të banesës së Fani Pjastos që sot është Muzeu Arkeologjik të Korçës.

Margariti shprehet në një postim në rrjete sociale se godina, monument kulture i kategorisë I, e ndodhur në brendësi të Qendrës Historike të qytetit të Korçës ka vlera  të veçanta arkitektonike tradicionale.

Ajo bën me dije se projekti parashikon restaurimin total të objektit në të gjitha elementet e tij, përforcimin e strukturës dhe restaurimin e elementeve arkitektonikë.

Gjithashtu, shton ministrja parashikohet ndriçimi i Muzeut dhe sistemimi i jashtëm.

Ky projekt do t’i hapë rrugë rikonceptimit të muzeut.

Kjo shtëpi është një ndërtim i formës 3-katësh me sipërfaqe rreth 140 m2 e tipit me oborr të brendshëm./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme