5 Qershor, 2018 - 3:23 pm
Muzeu i Kosovës është themeluar në vitin 1949, ndërkaq ndërtesa me arkitekturë Austro-hungareze daton që nga viti 1885/6. Ajo ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj. Aktualisht, muzeu është duke u angazhuar në rikthimin e 1200 objekteve/artefakteve të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës, të marra nga Beogradi gjatë vitit 1998..
Muzeu i Kosovës ka katër departamente: Departamenti i Arkeologjisë, Departamenti i Etnologjisë, Departamenti i Historisë si dhe Departamenti i Natyrës. Ekspozitat janë te vendosura ne tri ndërtesa: Ndërtesa kryesore, Muzeu Etnologjik apo Kompleksi “Emin Gjiku” dhe “Shtëpia e Pavarësisë”.
Muzeu i Kosovës gjendet në rrugën Nazim Gafurri
Call +381 38 244107