24 Shtator, 2023 - 6:00 pm
Muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjitha qytetet e vendit po tërheqin gjithnjë e më shumë një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj.
Vitet e fundit Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nismën që turistët dhe vizitorët të dielave të vizitojnë falas muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që të dielën e fundit të muajit shtator, ta shfrytëzojnë për të vizituar falas me familjet muzetë dhe parqet arkeologjike nën varësinë e Ministrisë së Kulturës.
“Muzetë janë hapësirat ideale për sot”, theksoi ai.
Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë janë kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.
Ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj. /atsh/KultPlus.com