22 Shkurt, 2024 - 2:55 pm
Thesari i Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit, tani e tutje, mund të eksplorohet nga vizitorët edhe në mënyrë virtuale, përcjell KultPlus.
EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me profesionistët e fushës, mbështetur nga Ministria e Kulturës ka jetësuar konceptin e muzeut virtual për këtë aset të trashëgimisë kulturore, ku janë të ekspozuara artefaktet, që nga Neoliti, Eneoliti, Periudha e Bronzit, Periudha e hekurit, Periudha Antike e Romake, Mesjeta dhe Periudha Osmane.
Edhe vet monumenti paraqet një kompozicion të veçantë arkitektonik përkatësisht gërshetimin e Hamamit të Shemsedin Ahmet Beut me Sahat Kullën.
LINKU PËR EKSPLORIM TË MUZEUT ARKEOLOGJIK:
https://my.matterport.com/show/?m=bcnH2t3LXQb&brand=0 / KultPlus.com