Muzeu Historik Kombëtar shënon 40 vjetorin me Konferencë Shkencore Ndërkombëtare Muzeologjike

29 Tetor, 2021 - 8:00 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se pjesmarrës në konferencën shkencore ndërkombëtare muzeologjike, ishte edhe ministri i kulturës, Hajrulla Çeku, i cili u shpreh i lumtur që ndodhet në Tiranë për të shënuar 40 vjetorin e një prej institucioneve më të rëndësishme muzeore në Shqipëri, përcjell KultPlus.

“Nëse e bëjmë një vlerësim nga e kaluara, shohim se koncepti i Muzeut gjatë kohës ka evoluar nga një institucion i dedikuar për ruajtjen dhe interpretimin e dëshmive materiale primare të njerëzimit dhe natyrës, në një institucion të përhershëm në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj, dhe i hapur për publikun, me qëllim të edukimit, studimit dhe përjetimit të trashëgimisë materiale dhe jo materiale të njerëzimit dhe mjedisit të tij”, ka shkuar MKRS-ja.

KultPlus ju sjell njoftimin e tyre të plotë:

Muzeu Historik Kombëtar shënon 40 vjetorin me Konferencë Shkencore Ndërkombëtare Muzeologjike
Në kuadër të shënimit të 40 vjetorit të inaugurimit të Muzeut Historik Kombëtar, dje dhe sot, në Tiranë është mbajtur Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Muzeologjike “Muzetë përtërijnë të ardhmen”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë dy ditëve, në katër seanca, janë zhvilluar diskutime mbi gjendjen, rëndësinë, sfidat, digjitalizimin, programet edukative, dhe rolin e muzeve.
Pjesmarrës në konferencë ishte edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili u shpreh i lumtur që ndodhet në Tiranë për të shënuar 40 vjetorin e një prej institucioneve më të rëndësishme muzeore në Shqipëri. Ndërsa theksoi rolin e rëndësishëm të muzeve si institucione që i shërbejnë shoqërisë dhe zhvillimit të tij. “Nëse e bëjmë një vlerësim nga e kaluara, shohim se koncepti i Muzeut gjatë kohës ka evoluar nga një institucion i dedikuar për ruajtjen dhe interpretimin e dëshmive materiale primare të njerëzimit dhe natyrës, në një institucion të përhershëm në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj, dhe i hapur për publikun, me qëllim të edukimit, studimit dhe përjetimit të trashëgimisë materiale dhe jo materiale të njerëzimit dhe mjedisit të tij”.
Po ashtu foli për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë si një fakt të pashmangshëm dhe paralajmëroi edhe marrëveshjen që do të nënshkruhet mes Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar, përmes së cilës ndër të tjera do të zbatohen projekte të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim promovimin dhe përkujtimin e vlerave, ngjarjeve më të spikatura të historisë dhe të personaliteteve historike të popullit shqiptar.
Ministri Çeku në konferencë u shoqërua nga këshilltarja Nora Arapi Krasniqi. / KultPlus.com

Të ngjajshme