16 Maj, 2019 - 1:00 pm
Çdo vit nga 1977, ICOM ka organizuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve e cila reprezenton një moment unik për komunitetin ndërkombëtar muzeor. Në këtë ditë, muzetë pjesëmarrës planifikojnë ngjarje kreative që lidhen me temën e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, angazhon publikun dhe nxjerr në pah rëndësinë e rolit të muzeve si institucione që i shërbejnë shoqërisë dhe zhvillimit të saj.
Tema e këtij viti për është “Museums as Cultural Hubs: The Future of Tradition”- Muzetë si Qendra kulturore: E ardhmja e Traditës.
Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me profesorë dhe studentë të Degës së Antropologjisë dhe Etnologjisë në Universitetin e Prishtinës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeuve do të zhvillojnë punëtori të cilat kanë për qëllim angazhimin dhe edukimin e fëmijëve (grupmosha të ndryshme) dhe të rinjve për Artin Tradicional të shprehur në zeje të ndryshme tradicionale përmes metodave interaktive. Këto punëtori do të sjellin artizanë të ndryshëm në Muze të cilët do t’i mësojnë fëmijët rreth zejes së tyre e në të njëjtën kohë fëmijëve do t’u jepet mundësia të provojnë këto zeje me materiale të ripërdorshme.
Aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve do të mbahen më 17 maj, nga ora 10:00- 20:00.
Lokacioni: Ndërtesa kryesore e Muzeut. / KultPlus.com