17 Tetor, 2018 - 11:45 pm
“Muzeu i Rilindasve” në Gjirokastër do të kthehet në identitet. Shtëpia muze, e ndërtuar në shtëpinë e Bajo dhe Çerciz Topullit, është inaguruar në vitin 1967 dhe deri në vitin 1993 ka funksionuar si Muze i Rilindasve, me vlera të mëdha historike të ruajtura nëpër breza nga familja Topulli.
Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Gjirokastër Albert Kasi dhe drejtori i Teatrit pranë Bashkisë Gjirokastër Kudret Alikaj, kanë vizituar ditën e sotme “Muzeun e Rilindasve” në lagjen “Dunavat” të qytetit të Gjirokastrës për të parë nga afër gjendjen dhe për të diskutuar për mundësitë reale të kthimit në identitet të këtij muzeu.
Prefekti i qarkut Astrit Aliaj ka kërkuar mbështetjen e strukturave shtetërore dhe kontributin e subjekteve private për rikthimin e vlerave të këtij muzeu si një aset i rëndësishëm turistik për vizitorët vendas dhe të huaj, shkruan ata./ KultPlus.com