Në fshatin Gërnçar afër Prizrenit fillon Festivali Multietnik i Kulturës dhe Traditës

23 Gusht, 2019 - 4:00 pm


Multietniciteti do të promovohet edhe përmes kulturës, këngëve dhe valleve në Prizren. Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Qendra Multimedia, shkruan KultPlus.com

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot në fshatin Gërnçar afër Prizrenit fillon Festivali Multietnik i Kulturës dhe Traditës. Në këtë ngjarje që organizohet nga Plejada do të performohen këngë dhe valle tradicionale nga komunitetet që jetojnë në rajonin e Prizrenit. Ky projekt u mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut”. / KultPlus.com

Të ngjajshme