24 Prill, 2019 - 11:15 am
Ndërtimi i një rrjeti metroje nën qytetin grek të Selanikut ka zbuluar një thesar të jashtëzakonshëm të objekteve të lashta, si kurora dhe unaza prej ari dhe statuja të perëndeshës Afërditë. Përparimi i ndërtimi të metrosë është vonuar për shkak të numrit të artikujve që janë gjetur nën rrugët e qytetit të Greqisë.
Arkeologët kanë gërmuar më shumë se 300,000 artefakte, nga monedha dhe stoli në statuja mermeri, amfora, llamba nafte dhe vazo parfumi. Ato u gjetën në atë që do të ishte qendra e lulëzuar tregtare e qytetit të lashtë, që ishte rajoni i dytë më i rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës.
Gjatë ndërtimit të rrjetit të metrosë, arkeologët gjetën një rrugë të shtruar me gurë, ‘Decumanus Maximus’, që do të kalonte në zemër të Selanikut në shekullin e gjashtë pas Krishtit, si dhe mbetjet e vilave, dyqaneve, punëtorive dhe një kishe të hershme.
Më shumë se 5.000 varre u zbuluan, disa prej tyre përmbajnë kurora të arta. “Gërmimet janë projekti më i madh arkeologjik i viteve të fundit në Greqi”, tha Yannis Mylopoulos, kryetari i Attiko Metro, kompania që ndërtoi rrjetin, për The Telegraph.
“Cilësia dhe sasia e gjetjeve është me të vërtetë mbresëlënëse. Ata zbulojnë vazhdimësinë e historisë së Selanikut dhe Maqedonisë. ”
Disa statuja të Afërditës, perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë u zbuluan në të njëjtin vend. Gjithashtu ajo është përshkruar në mozaikë, që e tregon të shtrirë në një shtrat para Erosit. “Një numër i madh statujash që përshkruajnë Afërditën janë gjetur në qendër të qytetit, ndërsa disa të tjerë u zbuluan në zonën rreth Kishës së Acheiropoietos (një kishë bizantine e shekullit të pestë”, tha Dr Polyxeni Adam-Veleni, kreu i departamenti i antikiteteve në Selanik. / KultPlus.com