3 Tetor, 2018 - 2:20 pm
Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’i vënë në dispozicion për të gjitha ata që nuk i kanë, duket se u ka pëlqyer shumë llapjanëve.
Këtë ide, vendosi ta praktikojë edhe një profesor nga fshati Shajkovc i Podujevës, derisa disa qese me molla i vari jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të shërbehen me to.
Ky shembull kaq i mirë, sigurisht që është për tu duartrokitur, ngase me to mund të furnizohen edhe skamnorët.
Për dallim nga Kosova, Norvegjia njihet si vend i mirëqenies sociale./KultPlus.com