4 Mars, 2021 - 2:30 pm
Në muzeun Louvre në Paris është kthyer një parzmore e Renesancës italiane që ishte vjedhur afro dy dekada më parë, raporton BBC.
Helmeta dhe parzmorja është njohur nga një ekspert ushtarak në Bordeaux, të cilit i ishte kërkuar të vlerësonte koleksionin e një familje vendase.
Policia po heton se si familja erdhi deri te trashëgimia e kësaj parzmore dhe helmete.
E prodhuar mes viteve 1560 dhe 1580 në Milano, parzmorja i ishte dhuruar muzeut nga familja Rothschild.
Ende është mister vjedhja e saj më 31 maj të vitit 1983. / KultPlus.com