12 Shkurt, 2018 - 4:30 pm
Të enjten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë filloi vendosja e ikonës #kosova10. Një e tillë është vendosur edhe në Pejë mirëpo sipas fotografive të publikuar nga qytetarët ajo ka filluar që të dëmtohet.
Në vazhdim KultPlus, ju sjellë pamjen e kësaj ikonë në qendër të Pejës.
Ikona është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, për çka organizatorët kanë qytetarët që ta përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale.
Një ikonë të tillë mund ta shihni në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Klinë, Gjilan, Drenas dhe Kaçanik./ KultPlus.com