14 Maj, 2019 - 12:30 pm
Në Suedi pritet të mbahet një konferencë dhe seminar për gjuhën shqipe dhe mësimin plotësues, përcjell albinfo.ch.
Nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjikë në Kosovë kanë njoftuar se ky aktivitet po organizohet në bashkëpunim me Lidhjen e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” në Suedi, MASHT-in e Kosovës, SHLP-në e Cyrihut dhe NBV.
“Qëllimi i konferencës dhe seminarit është të mbajë gjallë frymën edukuese të mësuesve të gjuhës amtare, t’i rritë dijet e tyre për mësimdhënien dhe relacionin ndërmjet nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe ndërmjet gjuhës shqipe-suedeze dhe ndonjë gjuhe të tretë a të katërt”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
Ndërkaq, ende nuk është njoftuar në detaje se kur dhe ku saktësisht në Suedi do të mbahet ky aktivitet. / albinfo.ch / KultPlus.com