16 Prill, 2019 - 10:28 am
Derisa katedralja Notre Dame në Parish ishte djegur, një zjarr gjithashtu ka shpërthyer në xhaminë Al Aqsa në Jerusalem.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zjarr shpërtheu në çatinë e një strukture të njohur si dhoma e lutjes Al Marwani në xhaminë e Al Aqsa në Jerusalem.
Siç shkruan gulfnews.com, zjarri nuk shkaktoi dëme të mëdha, por rrezikoi një pjesë të vendit të adhurimit që është mbi 2.000 vjeç.
Ndërsa Agjencia e lajmeve të Palestinës, citon një roje të ketë thënë se të hënën se “zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit dhe brigada e zjarrit e Jerusalemit, Waqf islam, e trajtoi me sukses çështjen”.
Brigada e zjarrfikësve të Departamentit Islamik Waqf të Jerusalemit arriti të kontrollojë flakët, ndërsa zona aktualisht është e mbyllur për të shqyrtuar shkakun e zjarrit.
Ndërsa Shaikh Azzam Al Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Xhamisë së Jerusalemit dhe Al Aqsa, ka thënë Al Mamlaka TV të Jordanisë se zjarri doli në oborr dhe hetimet po zhvillohen. /Telegrafi