9 Prill, 2019 - 1:41 pm
Në Ministrinë e Kulturës në Tiranë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti kanë nënshkruar sot kalendarin e përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri.
Ministrii Gashi këtë ditë e ka vlerësuar si të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Gjatë vizitës në Tiranë, në takim me Elva Margariti, Ministre e Kulturës, nënshkrova Protokollin e Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor Vjetor Kosovë Shqipëri. Është një ditë shumë e veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë. Ky akt e mundëson zhvillimin e aktiviteteve për këtë vit, i cili do të sjell bashkëpunime dhe përvoja të reja për Kosovën dhe Shqipërinë. Aktivitetet dhe bashkëpunimet do të jenë nga fushat e artit aplikativ dhe skenik, në fushën e bibliotekave, në fushën e filmit, të trashëgimisë, aktivitete për të rinj si dhe shënimin e 20-vjetorit të luftës së Kosovës.”, ka shkruar Gashi në Facebook. / KultPlus.com