Nesër në Muzeun e Kosovës kujtohet kontributi i arkeologut Fatmir Peja

20 Dhjetor, 2018 - 4:00 pm

Nesër në Muzeun e Kosovës duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet tryeza shkencore në kujtim të jetës dhe veprës së arkeologut Fatmir Peja.

Arkeologu Fatmir Peja, shquhej si njohës i madh i numizmatikës dhe epigrafikës. I lindur në Pejë më 1948, pas studimeve Peja kishte filluar punën në Muzeun e Kosovës më 1979.

Lokaliteti arkeologjik i Ulpianës dhe ai i Vendenisit janë vetëm dy prej pikave arkeologjike në të cilat ka punuar Peja. I dedikuar për fushën e numizmatikës dhe epigrafisë, ishte i bindur që Kosova e pasur me ari dhe argjend, shtypte monedha që nga antikiteti.

Gjatë kësaj konference do kujtohet Kontributi i Fatmir Pejës, nga arkeologu Kemajl Luci. “Disa aspekte të zhvillimit kulturor”- Luan Përzhta, “Jeta dhe vepra e arkeologut Fatmir Peja”- Arben Hajdari, “Kontributi i Fatmir Pejës në botimin e Hartës Arkeologjike dhe aspekte të bashkëpunimit me Institutin Arkeologjik të Kosovës”- Enver Rexha./ KultPlus.com

Të ngjajshme