13 Mars, 2019 - 5:00 pm
Kritiku gastronom dhe redaktori kolonës ‘Gatimi’ i ‘New York Times Magazine’, Pete Wells, ka bërë një artikull vlerësues për restorantin shqiptar ‘Cka ka Qellu’ në Bronx të New Yorkut.
Mënyra më e mirë për të hyrë në restorantin shqiptar ‘Cka Ka Qellu’, është që të kalosh nga Arthur Avenue.
Pronari i restorantit ‘Cka Ka Qellu’, Ramiz Kukaj tenton që të ruajë kulturën gastronomike të vendit prej nga vjen.
Ai thotë se ambienti i restorantit të kthen pas në kohë, në shekullin e 19-të. Dyshemetë dhe muret e restorantit duket sikur janë zhvendosur nga ambjentet e një ferme tipike shqiptare, dhe grupi muzikor i restorantit, luan meloditë popullore me instrumentet tradicionale shqiptare. Restoranti i Kukajt në Bronx duket që është i zhytur në nostalgji.
Shqiptarët mesa duket kanë sjellur një miksim të kuzhinës së tyre me atë italiane. Përshembull suxhuku është një nga prodhimet e njohura shqiptare. Pronari i ‘Cka ka Qellu’, Ramiz Kukaj, tregon që synimi i restorantit është që të ruhet tradita.
Disa nga prodhimet e tjera autentike shqiptare si përshembull buka e pjekur e shtëpisë, bakllavaja me shurup, apo kafeja turke e zier në sobë janë pjesë e pandashme e restorantit të Ramiz Kukajt, ‘Cka ka Qellu’.