15 Dhjetor, 2023 - 9:11 am
Në qendrën Destil u zhvillua një panair i fokusuar tek aftësitë krijuese dhe tregtare të grave. Ky panair ishte finalizimi i trajnimeve të ndryshme pjesë e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit”.
Projekti trajton çështje të barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave në mes të pasojave dhe sfidave të pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike. Ky projekt mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit. Projekti është implementuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në territorin e Bashkisë Tiranë dhe me qëllim fuqizimin e grave sipërmarrëse.
Projekti është përqëndruar në disa sektorë të veçantë si artizanati, agroturizmi, tekstilet dhe prodhimi i vajit te ullirit, duke reduktuar pasiguritë me të cilat gratë përballen përmes një analize gjinore të zinxhirit të vlerave të biznesit.
Për të arritur në këtë stad, u deshën 27 trajnime, ndër të cilat: 4 për marketingun; 21 për fuqizimin ekonomik, buxhetin, bankat e sigurimet; 1 trajnim për tregtinë elektronike; 1 trajnim për rritjen personale të grave sipërmarrëse.
Gjithsej u trajnuan 453 gra sipërmarrëse nga 24 ekspertë të sektorëve të ndryshëm./ atsh / KultPus.com