17 Gusht, 2019 - 12:00 pm
Në kishën e Shën Nikollës në fshatin Vodicë të Kolonjës kanë filluar ndërhyrjet restauruese.
Një gjë e tillë bëhet me dije nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare të cilët kanë njoftuar se po realizohet një nga ndërhyrjet më të vështira kryer nga ekipi i kësaj drejtorie në Kishën e Shën Nikollës në Vodicë të Kolonjës.
Kisha e Shën Kollit në Vodicë, është rishpallur monument kulture në vitin 2015 dhe ka pasur problematika të shumta, deri në degradim të kambanerisë e cila rrezikonte dhe shembjen.
Faktor kryesor i problematikave janë, tërmetet të cilat kanë shkaktuar inklinim dhe çarje në muraturë, si pasojë e lagështisë ka pasur dëmtime të materialit lidhës.
Projekti ka filluar fazën e parë të ndërhyrjes, atë të puntelimit e cila do të bëjë të mundur evitimin e inklinimit të mëtejshëm të kambanerisë si dhe do të shërbejë për fazën e dytë të ndërhyrjes në kollona.
Me mbështetjen e madhe të komunitetit lokal ndërhyrja është duke përfunduar. /Vizionplus/ KultPlus.com