Nisin “Ditët e kulturës shqiptare” në diasporë, aktivitete në 11 shtete të ndryshme

11 Tetor, 2019 - 3:06 pm

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) ka filluar organizimin për “Ditët e kulturës shqiptare” në diasporë.

Ky është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të MDIS-it, ku përmes programeve dhe organizimeve kulturore artistike e letrare, promovohet dhe kultivohet gjuha dhe tradita shqiptare në botë.

“Ditët e kulturës shqiptare“ në diasporë kanë nisur me një manifestim kulturor të mbajtur në Kroaci, saktësisht në Prefekturën e Pozhegës dhe Brodit.

Ndërsa aktivitete të ngjashme do të këtë pothuajse në tërë muajin tetor dhe nëntor.

MDIS organizon “Ditët e kulturës shqiptare” në 11 shtete të ndryshme përfshirë këtu Slloveninë Gjermanin, Austrinë, Italinë, Suedi, Kroaci, Turqi, Zvicër, Angli, ShBA dhe Kanada. / KultPlus.com

Të ngjajshme