Nisin punimet në Muzeun e Muzikës në Gjakovë i cili ishte kapluar nga zjarri

3 Nëntor, 2023 - 12:32 pm

Ministria e Kulturës ka njoftuar se kanë filluar punimet në monumentin e Taphanës, Muzeun e Muzikës në Gjakovë i cili ishte kapluar nga zjarri.

Në fazën e parë parashihen punimet e masave të sigurisë, si parakusht për vazhdimin e procedurave të tjera.

“Do të vazhdohet me projektin e restaurimit për ta kthyer këtë aset të çmueshëm në gjendjen e mëparshme. Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet.

Muzeu i Muzikës në Gjakovë do të funksionalizohet dhe do t’i kthehet komunitetit”, thuhet në njoftim nga MKRS. / KultPlus.com

Të ngjajshme