Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon debatin “E Drejta për Tubim në Kosovë”

29 Qershor, 2018 - 4:30 pm

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) me datë 2 korrik do të organizojë debat mbi “Të Drejtën e Tubimit në Kosovë” duke filluar nga ora 18.00 në Muzeun e Kosovës, shkruan KultPlus.

Paneli do të bashkojë aktivistë nga shoqëria civile dhe organizata të ndryshme për të diskutuar mbi temën në fjalë.

Panelistë të diskutimit i cili do të moderohet nga Arbër Selmani, do të jenë Rron Gjinovci dhe Fitim Salihu.

Ky debat organizohet në kuadër të serive të debateve mbi të Drejtat e Njeriut që YIHR KS do të organizojë përgjatë vitit. Këto tema do të trajtojnë çështje lokale dhe globale të të drejtave të njeriut, duke identifikuar shkeljet dhe përpjekjet për mbrojtjen e tyre.

Debati përkrahet nga Civil Rights Defenders (CRD) në kuadër të projektit “Young Human Right Defenders”./KultPlus.com

Të ngjajshme