Një franceze mahnitet me bukurinë dhe mistikën e Apollonisë në Shqipëri

21 Shkurt, 2018 - 11:20 am

“E njoh shumë mirë Shqipërinë, por çdo herë arrin të më habisë. Parku arkeologjik i Apolonisë është një nga më interesantët dhe parku i ruajtur më mirë i vendit (dhe të gjithë rajonit të Ballkanit) që ia vlen ta përfshish në itenerarin shqiptar. Në një largësi prej dy orësh nga kryeqyteti Tirana ka një kosto hyrjeje (200 lekë rreth 1,80€), prandaj nëse keni kohë në dispozicion ju këshilloj të merrni Apolloninë në konsideratë si një udhëtim dite”.

Kështu e nis shkrimin e saj gazetarja dhe udhëtarja e palodhur, Francesca Masotti, të publikuar në blogun e saj “Francesca on the top World”.

E pasionuar pas vendeve të Evropës Lindore dhe në veçanti udhëtimet në Ballkan, Masotti në shtatë vitet e fundit, ka udhëtuar në shumë qytete dhe zona turistike në Shqipëri, të cilat i konsideron si një nga përvojat më të bukura të jetës së saj.

Parku

Apolonia gjendet rreth 15 minuta me makinë nga Fieri, një qytet i industrializuar , një orë larg nga qyteti i njohur i Vlorës.
Udhëtimi që bëhet për të arritur aty paralajmëron veçantinë e parkut: Fieri është një qytet me shumë trafik (është një prej rrugëve kryesore në Shqipëri) dhe kaotik, por vetëm pak km nga qendra, duke kaluar në një rrugicë të qetë, të rrethuar vetëm nga natyra dhe të frekuentuara nga barinjtë dhe delet që kullotin, ju mund të arrini direkt në hyrje të parkut arkeologjik.
Gjëja e parë që godet është paqja që mbretëron në këtë cep të Shqipërisë: duket sikur është në një lloj universi paralel. Ndjehet menjëherë unikja e vendit: parku është një kombinim i përsosur i kulturës dhe natyrës dhe karakterizohet nga një atmosferë e qetë. Parku arkeologjik është i ruajtur mirë dhe më i bukuri i zonës, pa dyshim, Tempulli i Apollonisë, edhe Odeoni dhe cisterna. Pak njerëz e dinë se Apollonia dikur ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare të Mesdheut: këtu studioi edhe perandori i ardhshëm romak Ottaviano Augusto.

Manastiri i Shën Marisë

Parku gjithashtu strehon një manastir të bukur me një kishë të këndshme, Kishën e Santa Maria, e cila është aktualisht pjesë e një muzeu arkeologjik ku mblidhen objekte nga zona. Apollonia, në të vërtetë, ishte në të kaluarën një nga qendrat më të rëndësishme fetare të Shqipërisë. Nuk ka rëndësi të jesh besimtarë për të kuptuar se sa vend mistik dhe magjepsës është, një manastir i këndshëm i rrethuar nga gjelbërimi dhe nga mbetjet arkeologjike të epokës ilire, greke dhe romake. Ata që besojnë se vende të tilla janë një mirazh, nuk duhet të bëjnë tjetër përveçse të shkojnë në Shqipëri. e.r./dita

Të ngjajshme