25 Mars, 2022 - 2:30 pm
Viti 2020 mori disa nga figurat më të shquara të artit shqiptar KultPlus do t’i kujtojë sot përmes veprës që lanë pas.
Në mëngjesin e 25 marsit vitit 2020, në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë aktorja shumë e dashur për publikun Leze Qena.
Sot, KultPlus ju sjell disa fotografi të Lezes e cila vazhdon të mbetet ndër gratë që skenës së teatrit e filmit shqiptar i falën një jetë.
Leze Qena gjithmonë do të mbahet mend për artin e saj të pavdekshëm, për nurin e buzëqeshjen e saj të këndshme.
Në këto fotografi, të cilat Lezja kohë më parë i ka ndarë KultPlus, e shohim atë të shoqëruar nga aktorët tjerë në rolet e ndryshme. Njëjtë janë edhe fotot e Lezes në etapa të ndryshme të jetës.
Derisa i shohim e i shijojmë këto fotografi, kujtojmë se Lezja ka lindur në Prizren ndërsa më pas erdhi në Prishtinë ku u fut në jetën kulturore, me fokus sidomos teatrin.
Rolet e saj mes tjerash ishin te “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, “Shkolla e Fshatit”, “I ikuri”, “Familja Moderne” dhe projekte tjera. / KultPlus.com