26 Korrik, 2019 - 3:00 pm
Në oborrin e shtëpisë së Familjes Kirajtani që gjendet në rrugën “Shuaip Spahiu”, nr. 15, EC Ma Ndryshe gjatë 27 korrikut organizon një aktivitet ku përgjatë orëve 12:00 – 15:00 do të shërbehen pije dhe ëmbëlsira për vizitorët.
Shndërrimi një-ditor i kësaj shtëpie në një hapësirë si “kafeteri” po realizohet me qëllim që të përcillet mesazhi se objektet me vlera të tilla mund të kthehen në destinacione të ndryshme turistike dhe nxitëse të zhvillimit ekonomik njëkohësisht, nga ku të ardhurat do të përmirësonin gjendjen, do të rrisnin vetë-qëndrueshmërinë dhe nivelin e mirëmbajtjes së vlerave të ndërtesave të tilla. / KultPlus.com