6 Shkurt, 2019 - 7:35 pm
Kush ka thënë se mundësitë për të rinj janë të limituara? Madje, edhe për të rinjtë nga Kosova ka plot mundësi.
Një e tillë lidhet me UNESCO.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Trashëgimi fton të rinjtë nga e mbarë bota, kësisoj edhe nga Kosova si shtet në listë, për të aplikuar për pjesëmarrje në Forum e Tretë Ndërkombëtar të të Rinjve për Kreativitet dhe Trashëgimi.
Forumi do të mbahet nga 31 mars deri me 6 prill në Changsha dhe Nanjing.
Deri me datë 15 shkurt, do të mund të aplikoni për këtë udhëtim i cili synon të sjellë të rinjtë që kanë njohuri në trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e saj, dhe mënyrën se si të rinjtë duhet të përfshihen në industritë kulturore dhe kreative që promovojnë trashëgiminë kulturore në çdo shtet të botës.
Duhet të jeni 18-30 vjeç për të aplikuar për këtë mundësi ndërsa për detaje tjera duhet të klikoni në këtë link. / KultPlus.com