22 Mars, 2021 - 10:56 pm
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese – restauruese në Urën e Glinës, në fshatin Grapsh, Dropull i Poshtëm.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se, “projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në strukturën e urës si edhe në kalldrëmin e saj”.
“Ura e Glinës, e ndodhur në afërsi të fshatit Grapsh pranë rrugës nacionale, është monument kulture i kategorisë I, e ndërtuar me gurë gëlqerorë me katër hapësira, me harqe guri”, tha Margariti.
Kjo urë vite më parë ka shërbyer për lidhjen e zonës së Dropullit me atë të fshatrave Glinë, Peshkëpi, Nepravishtë dhe Vraogoran. Ndërtimi i saj i përket kohës së Ali pashë Tepelenës. /atsh/ KultPlus.com