7 Gusht, 2017 - 8:30 pm
Për artistët lokalë që kërkojnë hapësirë ekspozimi, Oda Ekonomike gjermano-kosovare do të ofrojë zyret për t’i përkrahur ata, përcjellë KultPlus.
Nora Hasani, drejtoreshë e OEGJK-së, thekson që është e hapur të bashkëpunojë me artistë lokalë për t’i mbështetur në promovimin e punimeve të tyre, duke i ofruar hapësirat e Odës si hapësirë për ekspozim.
“Meqë në institucionin tonë zhvillohen takime të shumta me biznese të rëndësishme kosovare dhe gjermane, me partnerë strategjik dhe me investitorë të huaj kemi menduar që hapësirat e zyrave tona t’i ofrojmë për ekspozimin e artit lokal. Në këtë formë ne zbukurojmë ambientin tonë të punës, ndërsa artistët me huazimin e punimeve të tyre mund të promovohen dhe t’i shesin punimet”, tregon Hasani.
OEGJK çdo gjashtë muaj do t’i ndërrojë veprat e ekspozuara me punime të reja. Artistët e interesuar inkurajohen ta kontaktojnë Odën në [email protected]. / KultPlus.com