5 Nëntor, 2018 - 7:00 pm
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Fondacioni Arsimor Kulturor Humanitar, të martën, organizojnë veprimtari kulturore për shënimin e 110-Vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Në shënimin e 110-Vjetorit të Kongresit të Manastirit organizohet : Konferencë shkencore: Lumo Skendo dhe themelimi i revistës ‘Diturija’, Promovimi i botimit anastatik të revistës ‘Diturija’ (1909 – 1929), Ekspozitë nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: Abetarja shqipe (1906 – 2018) – ilustrime dhe tipografi.
Ngjarja mbahet më datë 6 nëntor, në orën 10:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com