Pacolli thotë se Ura mbi Ibër do të marrë emrin e një këngëtareje amerikane

14 Tetor, 2018 - 9:50 pm

Nuk ia ka përmendur emrin, por në bazë të saj do të quhet Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Kështu së paku sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai ka treguar se revitalizimi i saj do të bëhet me një ceremoni në të cilën do të performojë një këngëtare amerikane.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me kryetarin e Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, për zhvillimet aktuale në Mitrovicë, ku ai po qeveris në mënyrë të shkëlqyeshme dhe po realizon shumë projekte madhore. Po ashtu biseduam edhe për çështjen e hapjes të Urës së Ibrit, revitalizimi i së cilës ka përfunduar tashmë, dhe u dakorduam që hapja të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performojë edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit”, ka thënë Pacolli, përcjell Koha.net.

“Gjithashtu me Agimin, që siç e dini është edhe zëvendëspresident i AKR-së, biseduam edhe për procesin e brendshëm zgjedhor që do ta mbaj AKR-ja, ku do t’iu hapet rruga inkuadrimit të kuadrove të reja që të angazhohen në partinë e vetme që funksionon mbi bazën e vlerave liberale perëndimore”, ka thënë më tej ai.

Ura e Ibrit e ndan qytetin e Mitrovicës në dysh që nga paslufta. Krerët e Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel janë marrë vesh edhe për revitalizimin e urës, proces të cilin e ka nisur BE-ja, por që nuk po përfundon.

Të ngjajshme