23 Korrik, 2018 - 10:06 pm
Pikërisht sot kur Vokrri do të festonte ditëlindjen e 58-të, në nderim të kësaj date, stadiumi në Prishtinë merr pamje të re, duke u vendosur emri i Vokrrit.
Emri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri tashmë është ndriçuar në stadiumin e Prishtinës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i FFK-së Agim Ademi si dhe djali i Fadil Vokrrit.
Kujtojmë se shkronjat me emrin e legjendës u vendosën sot në stadium.
Vokrri u nda nga jeta pas një sulmi në zemër por pas vetës la vepra të mëdha, të cilat do të flasin përgjithmonë në sportin e Kosovës dhe jashtë kufijve të saj.
Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare./KultPlus.com