Pamjet e rralla, Thanas Viso Mborja, nxënësi i parë i shkollës së parë shqipe

5 Tetor, 2020 - 11:38 pm

Sot më 5 tetor në ditën ndërkombëtare të mësuesve, Arkivi Qendror i Shtetit publikoi një kronikë të rrallë të vitit 1961. Në këtë kronikë tregohet historia e një prej nxënësve të parë të shkollës së parë shqipe të hapur në Korçë, Thanas Viso Mborja.

“Për ne shqiptarët ishte një gëzim i madh kur u hap e para shkollë shqipe këtu në Korçë. Mësues në atë kohë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi etj..”, tregon ish-nxënësi Mborja.

Më pas Thanas Viso Mborja u kthye si mësues në shkollën e parë shqipe që u hap në Korçë më 7 mars 1887. Kjo kronikë u publikua sot për të nderuar dhe respektuar të gjithë mësuesit shqiptarë që shërbejnë në shkolla.

https://www.facebook.com/Filmarkiva/videos/3339163462797475/

Të ngjajshme