Panairi i poçërisë, tradita e hershme e korçarëve

25 Prill, 2019 - 11:30 pm

Panairi i poçërisë është një traditë e hershme në qytetin e Korçës, ai është zhvilluar çdo vit në javën e Pashkës, të paktën deri në vitin 1967, për tu rikthyer pas vitit 1990.

Qytetarët korçarë kërkojnë të çojnë baltën në shtëpinë e tyre duke respektuar edhe thënien e famshme: nga balta kemi ardhur e në baltë do të shkojmë. Sipas traditës objektet e baltës duhet të jenë nga zona përreth, punime të cilat dalin nga duart e poçarit të mirënjohur Vasillaq Kolevica, ndër të fundit që vijojnë të ruajnë këtë zanat të vjetër korçar.

Ai tregon se është pasioni e dashuria për poçarinë të cilat e shtyjnë të prodhojë çdo ditë objekte të ndryshme balti, jo vetëm ato tradicionale, por duke sjellë edhe gërshetime me bashkëkohoren.

Poçaria është një zanat që dalëngadalë po humbet në rajonin e Korçës, kjo e ka detyruar mjeshtrin Kolevica të mendojë edhe për një pasues. Ai është i riu Ermir Qazimi, i cili prej kohësh është duke qëndruar afër poçarit për të mësuar e marrë të fshehtat e zanatit:

Bujar Sula është një tjetër poçar korçar, i cili vazhdon të ruajë traditën duke sjellë punime artizanale balte. Atë e gjetëm në panairin e poçarisë të çelur në qendër të qytetit të Korçës, aty ku kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kërkonin një objekt balti për ta çuar në banesat e tyre.

Përveç produkteve të baltit të punuara nga Kolevica e Sula, panairi i poçarisë në Korçë ofron edhe mjaft objekte të sjella nga jashtë vendit./vizionplus/ KultPlus.com

Të ngjajshme