13 Janar, 2019 - 10:00 pm
Mbrëmjen e djeshme, në sallën e Akademisë së Arteve u çel sezoni i ri i orkestrës simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.
Rreth pesë minuta para se të niste koncerti, krejt papritur, një copë e madhe hekuri ra nga pjesa e sipërme e skenës, gjë që sigurisht përhapi panik te mbarë publiku.
Në redaksinë e Anabel.al mbërritën këto foto nga ku mund të shihni fare qartë hekurin e shkëputur dhe të rënë fare pranë vendit ku do të pozicionoheshin anëtarët e orkestrës.
Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk gjendej aty pranë në momentin e ngjarjes dhe siç raportohet nga burimet tona, pavarësisht sallës së ftohtë dhe panikut të shpërndarë kudo, orkestra e luajti programin denjësisht. /KultPlus.com