Paraqitet projekti i Muzeut Etnografik të Tiranës, Margariti: Vlerë e shtuar për qytetin

5 Maj, 2023 - 2:18 pm

Në prezantimin e projektit të Muzeut Etnografik të Tiranës (METi), ministrja e Kulturës, Elva Margariti e vlerësoi atë si një “perlë në qendër të Tiranës dhe një vlerë e shtuar për qytetin”.

“Të gjithë e njohim historinë e familjes dhe sa rëndësi ka pasur zhvillimi i historisë së kësaj familjeje për zhvillimin e qytetit”, tha Margariti duke iu referuar Toptanasve dhe shtoi se nuk duhen harruar edhe vlerat e shtuara që kjo godinë ka në lidhje me diplomacinë.

“Këtu kemi pasur Legatën Amerikane, ashtu siç ka lidhje edhe me librin. Këtu kemi pasur Bibliotekën Kombëtare, Institutin e Monumenteve. Pra është një godinë e cila gjallon histori ndër shekuj por duhet të flasë edhe me gjuhën e vitit 2023”, tha ministrja Margariti gjatë prezantimit të projektit.

Muzeu Etnografik i Tiranës do të ketë hapësira të reja, moderne, interaktive për fëmijët. Hapësira ku edhe artizanët të gjejnë mundësinë për të sjellë produktet e tyre./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme