23 Qershor, 2019 - 9:30 am
Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” mbetet një destinacion turistik i jashtëzakonshëm për t’u frekuentuar në katër stinët, por në veçanti në stinën e verës.
Një grup turistësh prej 30 vetash shijuan fundjavën në këtë park mes aventurës dhe bukurive që ky vend ofron.
Përgjatë dy ditëve turistët shijuan kampingun, notuan në ujërat e pastërta të liqenit të Fushë Studën gjithashtu shijuan dhe ushqimin tradicional të zonës.
Në fund të vizitës së tyre grupi me turistë u ngjitën në Malin e Gurit në lartësinë 1848 m, duke bërë që kjo eksperiencë të ishte e veçantë për ta.
Në Shebenik turistët kanë mundësi të shijojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.
Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone. /atsh / KultPlus.com