Parqet Kombëtare të Shqipërisë prezantohen në kryeqytetin slloven

11 Dhjetor, 2018 - 1:30 pm

Në pjesën ballore të parkut Tivoli të Lubjanës, janë prezantuar foto të formatit të madh të parqeve natyrore të mbrojtura të harkut dinarid, duke përfshirë parqe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.

Dymbëdhjetë foto i kushtohen parqeve të Shqipërisë si Valbona, Thethi, Liqeni i Shkodrës, Mali i Dajtit, Divjaka-Karavasta, Mali i Tomorit, Karaburuni dhe Bredhi i Hotovës.

Rrjeti i zonave dinaride të mbrojtura përmes kësaj ekspozite synon të prezantojë dhe realizojë me veprime konkrete interesin e përbashkët në përmirësimin e mbrojtjes të mjedisit, promovimin e zonave të mbrojtura natyrore dhe zbatimin e praktikave më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e tyre./ KultPlus.com

Të ngjajshme