Pasardhësit e aktorit Moisiu në “Shtëpinë me gjethe”

29 Gusht, 2022 - 2:30 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është takuar me Nicolas dhe Oliver Berggruen, nipërit e aktorit të famshëm shqiptar, Aleksandër Moisi.

Gjatë një vizite që dy vëllezërit po zhvillojnë prej disa ditësh në Shqipëri, ata janë ndalur sot në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.

Ministrja Margariti i ka shoqëruar në këtë vizitë, pas së cilës është shprehur se u fol mbi mundësinë e bashkëpunimit në kulturë me vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen, njëri prej të cilëve, investitor i suksesshëm e filantrop, ndërsa tjetri historian arti e kurator, me peshë në botën artistike.

Nicolas dhe Oliver janë djemtë e vajzës së të madhit Aleksandër Moisi, Bettina Miosiut, e cila në rininë e saj ka qenë gjithashtu aktore. Vëllezërit kanë vizituar qytetin e Durrësit, Muzeun kushtuar Aleksandër Moisiut dhe objekte të tjera që mbajnë emrin e tij, si teatrin, universitetin etj./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme