28 Mars, 2019 - 7:20 pm
Pedagogia e Gjuhë Shqipe, Linda Mëniku, tha se gjuha shqipe po keqpërdoret, dhe kjo situatë është në emergjencë kombëtare.
“Albanologjia duhet të jetë prioritet kombëtar, pasi vihet re një mungesë specialistësh që merren me studimin e gjuhës shqipe”, shtoi me tej pedagogia e cila ishte e ftuar në ‘Wake Up’.
Kujtojmë se para disa ditësh kryeministri Edi Rama, tha se Gjuha Shqipe do të jetë një lëndë me detyrim në të gjitha degët e universiteteve. Për futjen e Gjuhës Shqipe në universitete Rama tha duhet të zërë vendin që i takon./E.B-dritare.net