30 Maj, 2018 - 4:03 pm
Viti 2018 është shpallur viti i Trashëgimisë Kulturore nga Bashkimi Europian. Për këtë arsye dhe për shkak se grupi i “Up with People” po qëndrojnë në Kosovë, është menduar që kjo ngjarje të shërbejë dhe të krijojë shkëmbimin ndërkulturor mes historisë, kulturës dhe traditës shqiptare ndaj 18-të shteteve të ndryshme të botë.
Grupi i “Up with People” do të vizitojnë Muzeun e Kosovës, me ç’rast do të njihen me historinë dhe eksponatet, kurse pas vizitës së tyre në oborrin e Muzeut të Kosovës, do të shohin një performancë artistike tradicionale nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shota. E në të njëjtën kohë do të shërbehet koktej me ushqime tradicionale për grupin e “Up with People”.
Fjalim mikpritës për pjesëmarrësit; Drejtori i Muzeut të Kosovës Skënder Boshtrakaj dhe CEO i “Up eith People” Dale Penny./ KultPlus.com