29 Tetor, 2018 - 2:30 pm
Është gjithçka gati për martesën e 28-vjeçares Ayako, vajza e tretë e kushëririt të perandorit Akihito të Japonisë, princit Takamado i ndarë nga jeta në vitin 2002 dhe i bashkëshortes së tij Hisako.
E reja për hir të dashurisë do të heqë dorë nga froni.
I fejuari i Ayako, 32-vjeçari Kei Moriya, është një punonjës i një shoqërie dërgesash dhe jetim nga i ati.
Pavarësisht diferencës së theksuar mes shtresave, dy të rinjtë duken tejet të dashuruar, qysh nga takimi i parë.
Në fillim të këtij viti Kei i kishte propozuar për martesë të resë, por ju desh që të priste deri në muajin prill për të marrë një “po” si përgjigje prej Ayako.
Ceremonia martesore e tyre do të mbahet në orën 11.30 të kësaj të hëne, në Meiji Jingu, në qendër të Tokios, ku do të paraprijë një ceremoni falënderimi ndaj perandorit Akihito dhe bashkëshortes së tij Michiko
Si dhuratë për martesën mbesa e perandorit do të marrë një bonus prej 107 milionë yen, ose rreth 840 mijë euro. Nga 19 pjesëtarët e familjes mbretërore, 14 janë femra, dhe shtatë prej tyre janë beqare dhe nën 40 vjeçe.
Ndërkohë perandori 84-vjeçar, ka lajmëruar se do të bëjë dorëzimin e fronit më 30 prill, ndaj djalit të tij të madh, princit të kurorës Naruhito.
Bashkë me Ayako, janë tre princeshat që kanë hequr dorë nga froni, për të ndjekur dashurinë e tyre, shkruan noa.al.
Fatin e Ayako, pritet ta ketë edhe Mako, vajza e djalit të madh të perandorit dhe ndër më të njohurat e pallatit mbretëror, e cila me zgjedhjen e saj ka vendosur të martohet m një nëpunës të thjeshtë, duke hequr dorë nga rangu./ KultPlus.com