27 Nëntor, 2019 - 7:42 pm
Për shkak të tërmetit në Shqipëri, është anuluar Festivali “Kosovarja Këndon”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Bordi i AKV “Kastriotët” nga Ferizaj.
“Të nderuar dashamirë dhe pjesëmarrës të Festivalit “Kosovarja Këndon”, ju njoftojmë se festivali, që ishte paraparë të mbahej më 28 nëntor, shtyhet për një kohë të pacaktuar. Ky është vendim i përbashkët i institucioneve dhe stafit organizativ, për shkak të tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri. Për mundësinë e mbajtjes së festivalit në një ditë tjetër, do të njoftojmë ndërkohë”, thuhet në njoftimin e bordit të AKV-së “Kastriotët”- Ferizaj.