10 Qershor, 2021 - 11:01 pm
Parada Shqiptare, evenimenti madhështor që organizohet çdo vit nga “Rrënjët Shqiptare” në SHBA anulohet për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë.
Edhe këtë vit kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio nuk ka dhënë dritën jeshile për organizimin e këtij eventi mjaft të rëndësishëm për shqiptarët e Amerikës.
Aktiviteti ishte parashikuar të mbahej më 12 qershor 2021 në orën 08.00 në Manhattan.
Edhe vitin e shkuar për shkak të pandemisë së COVID-19 eventi nuk mund të realizohej.
Ndërsa Parada Shqiptare e 2019, e fundit në radhë e realizuar pati si temë Çamërinë, ndërsa ajo e 2018-tës veteranët e UÇK-së.
Ndër paradat e komuniteteve të ndryshme që organizohen në Manhatan në muajin qershor, ajo e shqiptarëve dallohet për nga pjesëmarrja e madhe dhe nga dinamizmi që krijojnë këngët e vallet popullore. /diasporashqiptare/ KultPlus.com