20 Nëntor, 2019 - 5:30 pm
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth të enjten me fillim në ora 16:00 pranë Urës së Terzive në Gjakovë.
Bëhet e ditur se punimet filluan në korrik dhe vazhduan për katër muaj gjatë të cilave urës i është kthyer shkëlqimi i mëparshëm përmes rregullimit të hapësirës përreth, shëtitoreve të reja, elektrifikimit dhe shpjegimeve mbi historinë e urës.
Punimet në këtë urë janë edhe më të rëndësishme pasiqë janë zbatuar në partneritet me komunën pasiqë disa nga intervenimet e kryera në këtë lokacion janë financuar drejpërdrejt nga Komuna. Klan Kosova / KultPlus.com