2 Gusht, 2017 - 4:57 pm
Në fshatin Vuthaj të Plavës e Gucisë është përuruar Qendra e Kulturës. Investimi prej 129 mijë euro është bërë nga mërgimtaret e këtij fshati që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesisht dhe në vendet e Evropës.
Shiritin e preu regjisori kosovar me prejardhje nga Vuthaj, Isa Qosja dhe në emër të akademikut Rexhep Qosja, lexoi një letër meqë nuk mund të ishte prezent. Akademiku Qosja e quajti ketë investim vepër patriotike dhe rrëfim të atdhedashurisë.
Në përurim foli edhe pasardhësi i patriotit Jakup Ferri, profesor Naser Ferri, shkruan rtv21.tv. Ai i përgëzoi Vuthjanët për ketë vepër duke uruar që Qendra e Kulturës të ketë sa më shumë gëzime.
Qendra e Kulturës në Vuthaj do të përdoret si vend për ngjarje kulturore, për tubime të ndryshme, festa apo të pame për vdekje, ku poashtu do t’i ndërtohet dhe morgu. Veprimtarët që e bënë të mundur ketë investim, ndër të tjerë Esat Gjonbalaj dhe Vesel Qosaj i falënderuan të gjithë ata që dhuruan nga buxheti i tyre./ KultPlus.com