20 Janar, 2018 - 11:06 am
Janë bërë pesë vjet qëkur forca të shumta të xhandarmërisë serbe hoqën lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë.
Pesë vjet më parë më 19 janar 2013 forca të shumta të xhandarmërisë serbe hoqën pllakën me emrat e ushtarëve të vrarë të UÇPMB-së në Preshevë.
Atëherë, herët në mëngjes pjesëtarët e xhandarmërisë bllokuan sheshin ku ishte i vendosur lapidari, ndërsa më pas një ekskavator e hoqi atë.
Lapidari u ngarkua pastaj në një kamion dhe u largua në drejtim të panjohur.
Gjatë heqjes së lapidarit nuk pati ndonjë incident. / KultPlus.com