Pjetër Logoreci në Vjenë: Figurat si Aleksandër Moisiu, Gjergj Kastrioti e Nënë Tereza i tregojnë botës që nuk jemi njerëz më bisht siç na kanë quajtur

15 Qershor, 2018 - 3:45 pm

Nën moton “të rizbulojmë të përbashkëtat“, Viti i përbashkët i Kulturës Austri-Shqipëri 2018, vazhdoi serinë e aktiviteteve kulturore ne Vjenë, kësaj radhe me një aktivitet të veçantë, shkruan KultPlus.

Me mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm me Theater Museum dhe ndihmën e studiuesit Pjeter Logoreci, ambasada e Vjenës bëri të mundur ekspozimin për herë të parë për publikun e gjerë, të 15 objekteve personale të aktorit të madh të skenave austriake dhe Evropiane, Alekander Moisiu. Trashëgimia e tij është kthyer tashmë në një simbol të lidhjeve të ngushta tradicionale kulturore midis Austrisë dhe Shqipërisë.
Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga komuniteti shqiptar me banim e punë në Austri, si dhe miq e artdashës austriak.

Të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Theater Museum Thomas Trabitsch, Drejtore e Departamentit të Kulturës në Ministrinë Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Ambasadore Teresa Indjein dhe Ambasadori Roland Bimo. Për jetën dhe veprimtarinë e aktorit të madh Aleksandër Moisiu, fjalën tematike e mbajti studjuesi Pjeter Logoreci.

Pjetër Logoreci në fjalën e tij u shpreh se kur flet për Aleksandër Moisiun nuk mund t’i ndal emocionet ndërsa u shpreh i lumtur që për katër vite ka pasur kontakt me objektet e tij, të cilët u ekspozuan mbrëmë atje. Më pas ai ka lexuar prezantimin e tij lidhur me jetën e Aleksandër Moisiut, ku fillimisht tregoi për fëmijërinë e vështirë të Moisiut.

“Aleksandër Moisiu ka pasur një fëmijëri shumë ë të vështirë dhe të lidhur me Shqipërinë, që kur ka qenë katër vjet familja është detyruar të ndahet për gjysmë kurse ata kanë qenë dhjetë fëmijë prej të cilëve dy kanë vdekur dhe tetë ishin gjallë dhe për arsye që i ati kishte përkeqësime me mbarëvajtjen e tregtisë është ndarë nga familja ku gjysma ka jetuar me babain dhe gjysma me nenën në Trieste, pra Moisiu ishte ai që e bën një fëmijëri shumë të vështirë sepse Shqipëria ishte nën sundimin osman dhe nuk funksiononte as shkolla, e as gjuha shqipe por nuk zgjati më shumë se katër vite kjo periudhe” u shpreh Logoreci.

Ai tutje theksoi edhe prejardhjen e nënës së Moisiut për të cilën flietet që është shqiptare dhe e cila ka tërhequr fëmijët nga Triesta në mungësë të preskepetikvës së edukimit të tyre.

“Ndërsa për nënën e tij flitet shumë që është shqiptare, mu më pëlqen por nuk dihet saktë nëse është shqiptare nga ajo që kam lexuar. Ajo ka tërheq fëmijët nga Triesta pasi që ata nuk kishin mundësi të shkolloheshin, edukoheshin me frymën dhe emancipimin perëndimor”, tregoi tutje Logoreci.

Në fjalimin e tij, ai fuqishëm theksoi se figura e Moisiut për çdo shqiptar është një figurë për të cilën të gjithë krenohen, ndërsa ai se bashku me figurat e tjerë të rëndësishme kombëtare i tregojnë botës që shqiptarët janë njerëz të emancipuar.

“Aleksandër Moisiu për çdo shqiptar është një figurë për të cilën të gjithë krenohemi pasi që është emri i tij që ka sjellë të gjithë këtu por ashtu edhe si figurat e tjera kombëtare si Gjergj Kastriot- Skënderbeu e Nënë Tereza janë figura për të cilat secili prej nesh mburret dhe i tregojmë botës perëndimore që ne nuk jemi njerëz me bisht siç na kanë quajtur por jemi njerëz të emancipuar”, ka thënë në fjalimin e tij Logoreci.

Një nga veçoritë e kësaj mbrëmje kulturore ishte pjesëmarrja e artistëve shqiptarë Janela Nini (Violinë) dhe Franz Gjoni (Kitare), të cilët lanë mbresa të thella tek publiku pjesëmarrës për interpretimet e tyre me nivel të lartë artistik. / KultPlus.com

Të ngjajshme