13 Janar, 2018 - 3:52 pm
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore do të nderojë personalitete të ndryshme me Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.
Duke pasur personalitete të shumta, si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar për pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë gjatë dekadës së parë të pavarësisë, presidenti Thaçi i fton institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, që të kontribuojnë me propozimet e tyre për personalitetet që vlerësojnë se duhet të dekorohen me këtë medalje.
Të gjithë ata që duan të kontribuojnë me propozime, luten që ato t’i arsyetojnë dhe dërgojnë në adresën e Komisionit Vlerësues për Dekorata: [email protected];
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë do ta ndajë gjatë tërë këtij viti. / KultPlus.com